Categories Lajme

IKMT do t’i prishë hotelin që ka marrë me qira në Radhimë, administratorja italiane: Kam paguar taksat për 2022, jam në rrugë pa përgjigje

Fadromat e IKMT kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Radhimë të Vlorës në hotelin e familjes Havaraj i cili është parashikuar të shembet.

Që prej fillimit të aksionit “Bregdeti ynë” në Vlorë janë shembur 40 objekte, ndër ta edhe hoteli që do të shembet sot.

Pronarët e hotelit kanë nisur prej orëve të mëngjesit çmontimin e tij pa kundërshtime teksa nuk pranojnë të komentojnë për media marrëveshjen e arritur. Zona ka një numër të pakët të efektive të policisë pasi nuk ka probleme.

E vetmja që ende nuk ka asnjë informacion në këtë histori është Merina Carillo administratorja italiane  e cila ka marrë me qira për pesë vite hotelin që do shembet. Ajo shprehet se ka paguar taksat për gjithë vitin 2022.

“Si qytetare italiane mendova të kisha të paktën një shtëpi deri sa të gjeja një tjetër. Unë jam në mes të rrugës tani. Nuk e di çfarë të bëjë dhe ku të shkoj. Mora dje këtë dokument, më telefonuan nga posta për ta marrë.  Nëse unë paguaj taksat gjithë vitin atëherë më thuaj përse? Njihen apo nuk njihen, më bëni të kuptoj. I kam paguar të gjitha për vitin 2022, rreth 1 milion lekë. Tani nuk di çfarë të bëj, jam në mes të rrugës. Nuk është e drejtë. Që një qytetar italian të flejë në rrugë nuk e di nëse është shumë e drejtë.

Zonjës me kombësi italiane momentalisht nuk i janë kthyer as lekët dhe nuk ka ende një përgjigje zyrtare pavarësisht se i është drejtuar dhe gjykatës dhe ambasadës italiane. Ajo pretendon se nuk është njoftuar dhe se shteti shqiptar po e dëmton në biznes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME