Categories Lajme

Kafja me vëllanë dhe sufllaqja e pakonsumuar në makinë, minutat e fundit të Iljaz Çalit para ekzekutimit

Janë bërë më shumë se 36 orë nga ekzekutimi i Iljaz Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa policia dhe prokuroria kanë pak ose aspak prova në dorë të gjetura në vendin e ngjarjes që mund të çojnë në identifikimin e autorit apo autorëve.

Autorët nuk kanë lënë asnjë gëzhojë në vend, ndërsa deri më tani nuk është gjendur asnjë makinë e djegur siç ndodh në raste atentatesh të ngjashme, gjë që e bën këtë vrasje disi të ndryshme nga të tjerat.

Autorët kanë përfituar nga errësira në rrugë duke u zhdukur menjëherë pas ekzekutimit të Iljaz Çalit, i cili  ka humbur jetën prej dy plumbave të marrë në trup, ku njëri i ka shkaktuar dëmtime në pjesën abdominale, kurse tjetri në qafë duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi, raporton Abc News.

Pasi nuk gjetën asgjë në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë këqyrën makinën e viktimës, e cila ishte e marrë me qira dhe brenda saj nuk gjetën asgjë të jashtëligjshme. Rezulton se 37-vjeçari Iljaz Çali kishte pirë një kafe me të vëllain Zeqirin në një nga zonat e Tiranës dhe më pas është nisur për në shtëpi. Gjatë rrugës ai ka marrë edhe një sufllaqe në një “fast food” në rrugën e Elbasanit, i cili u gjet nga policia i pakonsumuar në makinë.

Prokuroria po heton ne disa pista për vrasjen e Çalit, ku njëra prej tyre është ajo e konfliktit për shkak të kromit në Bulqizë, pasi Çali me të vëllanë kanë një kompani që nxjerr këtë mineral.

Në dëshminë e tij, vëllai i Iljazit, Zeqiri ka deklaruar se kanë patur konflikt me dy persona për shkak të kromit, ku njëri prej tyre i ka vëllezërve 1 milion dollar borxh.

Ai mësohet të ketë thënë se këtij personi i kanë dhënë më shumë se 2 400 ton krom, për të cilin nuk kanë marrë pagesën prej disa vitesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME