Categories Lajme

SHBA kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të kërkojnë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që të vendosë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke përmendur si arsye akuzat për krime lufte të kryera në Ukrainë.

“Pjesëmarrja e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një farsë”, tha ambasadorja Linda Thomas-Greenfield. “Ndaj ne besojmë se është koha që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë për ta hequr atë”.

Ambasadorja amerikane në OKB, Thomas-Greenfield, e bazoi thirrjen e saj për largimin e Rusisë në pretendimet e Ukrainës se trupat ruse kanë vranë dhjetëra civilë në qytetin e Buças.

Ukraina tha se po heton rreth vrasjeve ndërsa Rusia nga ana tjetër i ka hedhur poshtë akuzat.

Për përjashtimin e Rusinë nga këshilli nevojiten dy të tretat e votave të asamblesë prej 193 anëtarësh. Këshilli, me bazë në Gjenevë, ka një funksion kryesisht simbolik, por ai mund të autorizojë hetime për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Rusia është në vitin e dytë të mandatit tre-vjeçar në këshillin prej 47 anëtarësh. Moska nuk ka komentuar ende mbi thirrjet për largimin e saj nga ky organizëm.

Që prej fillimit të sulmit të Moskës në Ukrainë më 24 shkurt, Asambleja e Përgjithshme ka miratuar dy rezoluta që dënojnë veprimet e këtij vendi./ Marrë nga VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME