Categories Lajme

IKMT në Vlorë, p.rish bizneset buzë detit pa dokumente

IKMT ka vijuar në zonën e Rradhimës në Vlorë, ndërhyrjen për prishjen e objekteve të parashikuara për tu shembur, në kuadër të projektit të rehabilitimit të zonës. Aksioni i nisur prej fillimit të muajit shtator, parashikon shembjen e rreth 60 objekteve deri  në  afërsi të Orikumit, ndërsa janë objekte të vendosura kryesisht në afërsi të bregut të detit. Aksioni ka vijuar këtë të premte, ndërsa është ndjekur dhe nga kreu i IKMT Dallendyshe Bici.

Ndërkohë në zonë nuk kanë munguar dhe dhjetëra përfaqësues të bizneseve, të cilat shtrihen përgjatë vijës bregdetare të Rradhimës dhe Orikumit. Këta të fundit jashtë kamerave kane pranuar se nuk janë kundër projektit të rehabilitimit të zones, por kërkojnë të njihen fillimisht me projektin.

Ne fillim të muajit shtator, IKMT nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve në bregdet, duke nisur në zonën e ujit të ftohtë, aty ku fillimisht është parashikuar projekti i Lungomare 2, që do të shtrihet nga uji i ftohte deri ne afërsi te tunelit në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME