Categories Lajme

200 punonjës që kryejnë aktivitetin e tyre rreth karaburunit, janë bllokuar prej orëve të para të mëngjesit

Rreth 200 punonjes që  aktualisht punojnë  në  bizneset që kryejnë  aktivitetin e tyre pranë gadishullit të  karaburunit, janë  bllokuar prej orëve të  para të mëngjesit, në  portë hyrëse të bazës së  pashalimanit. Një  urdhër i komandës së  bazës i bërë  i njohur vetëm gjatë  mëngjesit i ka gjetur të  papërgatitur punonjësit e bizneseve të  ushtrojnë  aktivitetin pranë  Karaburunit dhe për të  shkuar drejt bizneseve duhet të  kalojnë  në  portën hyrëse të  bazës. Në  afërsi të  karaburunit ushtrojnë  aktivitetin disa biznese kryesisht të  peshkut, por edhe bletëritësit, si dhe ndodhen disa stane. Urdhëri i komandë s së  Pashalimanit, përcakton që  orari i lejuar është  vetëm nga ora 8-deri në  15, një  vendim që  sipas punonjësve dhe bizneseve i penalizon, pasi bizneset e tyre duhet të  kenë  punonjës gjatë  gjithë  24 orëve, kryesisht bizneset që  merren me peshkun dhe bletërritësit. Këta të  fundit kanë  kërkuar një  zgjidhje të  situatës së  krijuar, ndërsa kanë  paralajmëruar një  greve, ditën e hënë, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e institucioneve përkatë se për zgjidhjen e situates. Për rreth një  orë, rruga para portës hyrë se të  bazës ka qenë  e bllokuar nga automjetetet e shumtë, por edhe punonjësit, të  cilët kërkojnë  zgjidhje të  situatës, në  të  kundërt rrezikojnë  punën dhe bizneset. Pritet që  deri ditën e hënë, këta të  fundit të  kenë  një  takim me drejtuesit e bazës, në të  kundërt do të  shkohet në  protestë  masive deri në  bllokimin e rrugës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME