Categories Lajme

Stop informalitetit/ Bll.okohen 1.6 milion litra gaz i lëngshëm

Aksioni stop informalitetit vijon puna në terren, ku ditët e fundit është bllokuar 1.6 milion litra gaz i lëngshëm, pasi subjekti  e kishte hedhur në qarkullim pa paguar detyrimet e akcizës.

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se “teksa pasojat e tërmetit mbi familjet kanë zënë vendin qendror në vëmendjen e gjithë qeverisë, lufta kundër informalitetit s’ka ndalur asnjë çast. Vijon në terren puna e koordinuar e të gjitha strukturave dhe goditja ndaj abuzuesve. Një shembull konkret i freskët fare, është bllokimi 1.6 milion litra gaz”.

Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Admir Abrija, tha se “në vijim të planit operacional për goditjen e informalitetit fiskal dhe atij cilësor ISHTI në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë ndërmarrë veprimin për kontrollin fizik dhe dokumentar të disa subjekteve që operojnë në fushën e gazit”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana jonë dhe modularëve të përgatitur nga drejtoritë e analizave respektive kemi konstatuar që një subjekt ka pasur shmangie cilësore , thyerje të procedurave si dhe shmangie fiskale”.- nënvizoi Abrija.

Sipas tij, autoritet kanë ndërhyrë menjëherë duke e identifikuar subjektin dhe duke e penalizuar atë për cilësinë e produktit, modalitetet , formën e shitjes së produktit, si dhe referimin e administratës doganore, e cila do të bëjë edhe referimin në prokurori.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, tha se “në planin operacional strukturat tona kanë shkëmbyer informacion paraprak në fushën e hidrokarbureve ku kemi konstatuar një subjekt që operonte në fushën e tregtimit të gazit të lëngshëm natyror, i cili përveç parametrave cilësorë dhe teknikë kishte mangësi edhe ne deklarimin e detyrimeve fiskale”.

“”Subjekti ka hedhur në qarkullim 1,6 milion litra gaz natyror të lëngshëm dhe pa paguar detyrimet e akcizës. Në total detyrimi i munguar dhe penalitetit i vendosur ndaj këtij subjekti arrin shifrën prej 38 milionë lekësh , ose përafërsisht 350 mijë euro. Strukturat tona në bashkëpunim me ISHTI vijojnë të jenë në terren duke kontrolluar dhe bere analiza paraprake për çdo subjekt që ushtron veprimtarinë në fushën e hidrokarbureve”, – nënvizoi Gjokuta.

Sipas tij, plani operacional vijon me ISHTI dhe Drejtorinë e Tatimeve, si dhe me strukturat e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit,

Kreu i Doganave i bën thirrje të gjitha subjekteve të marrin masat në mënyrë që të deklarojnë gjendjen e produkteve të tyre në magazinat fiskle, pasi brenda fundit të vitit ashtu siç parashikon plani operacional do të kontrollohen të gjitha magazinat fiskale e doganore.Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME