Categories Lajme

“Ore, ta kam thënë 1000 herë: mua ajo më duhet me se s’bën, lekët ia dhe?”, kamera e fshehtë që zbulon historinë e t.rishtë

Rasti i një qytetari nga Vlora u publikua mbremjen e djeshme ne “Stop”, i cili ra pre e një skeme m ashtrimi ku janë të përfshirë s e k ser, avokat e prokuror. Fatjon Imamaj tregoi historinë e vëllait. Ky i fundit, për shkak se ka marrë espuls, e ka të pamundur kalimin e kufirit. Meqënëse bashkëshorten dhe fëmijët i ka në Francë, ai ishte i detyruar të kalonte ilegalisht kufirin për të shkuar tek familja. Kështu, përmes një s e k seri të quajtur Detjon Qerivani, pagoi 250 Euro të kalonte nga Porti i Vlorës. S e k seri Qerivani i tha se do të përdorte pasaportën e një kushëriri të tij që ka mbiemër të njëjtë me të, por fotografi të ndryshme?! Sigurisht që kjo skemë nuk funksionoi. Qytetari u a rrestua menjëherë në Portin e Vlorës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Fatjon Imamaj u takua edhe me avokatin Arjan Zyka, por kësaj radhe gjithçka është filmuar nga kamera e fshehtë.

Fatjon Imamaj- O Arjan! Po dy minuta o vëlla? E, se u bëra dhe unë bajat fare! Çfarë ke bërë? Fole me atë?

Avokati Arjan Zyka-Po fola! E ke njëcikë të vështirë, për të ndryshuar atë…

Fatjon Imamaj- Po ti fol me prokurorin, t’i ndajmë gjysëm për gjysëm?

Avokati Arjan Zyka- Me kë prokuror?

Fatjon Imamaj- Ai, që mori lekët.

Avokati Arjan Zyka- Çfarë thua ti? Kush të ka marrë lekë? Je në vete? Shshsh…, kush mori lekë nga ata?

Fatjon Imamaj- Pse mo, burrë? S’ja ke dhënë prokurorit ti? Prandaj i ka bërë t’gjitha këto ai? O Arjan! Të më thoje atje, hajde t’i paguaj gjysëm për gjysëm dhe të mbaroj edhe unë punën time…

Avokati Arjan Zyka- Ore! Je në vete ti?

Fatjon Imamaj- Ore, ta kam thënë 1000 herë: mua ajo më duhet me se s’bën! Më duhet ore, se do hapet gjyq me atë, e dua atje në gjykatë.

Avokati Arjan Zyka- Do vete unë në gjykatë…

Fatjon Imamaj- Po e duan me fakte! Më kupton…?

Avokati Arjan Zyka- Do vete unë. Le të më thërrasë mua!Le të më thërrasë mua në gjyq! Do ta pranoj unë. Mos më zer mua emra pa lidhje, ik se flasim tutje./klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME