Categories Lajme

IKMT nis aksionin në Radhimë dhe Vlorë për objektet pa leje

Është përshkallëzuar situata në Radhimë të Vlorës ku pronarët e objekteve janë përleshur me policinë e cila së bashku me IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje.

IKMT ka vijuar këtë të hënë prishjen e një hoteli 3-katesh ne Radhimë.  Sipas IKMT kjo ndërhyrje po bëhet nëpër objekte të cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit.  Ndërkohë ndërhyrje është kundërshtuar nga pronarë të hotelit.

Për këta të fundit janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT. Disponojnë dokumentat e tokës ku është dërguar hoteli. Ndërkohë hoteli është dhënë me qira prej dhjetorit ndaj një shtetasje italiane ndërsa ngrenë pretendimin se janë lajmëruar vetëm pak ditë më parë dhe pikërisht të premten.

Shtetasit italiane që kanë investuar kanë deklaruar se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT. 10 objekte të parashikuara hotele, bare dhe restorante.

“Nuk na thanë asgjë, erdhën konstatuan dokumentat, nuk i njohin thonë. Nuk na kanë ardhur në IKMT dokumentat tuaja, ndërkohë ndërtimi është bërë 98’, kurse në 99’ ne kemi hyrë në shtëpi. Jemi në proces gjyqësor me IKMT pasi nuk pranojnë dokumentat.

Të premten kanë lajmëruar se të hënë do vijmë ta prishim. Na kanë thënë se “nuk të japim letra ty, kush je ti që të të jap llogari apo vendim” na thanë ata të IKMT për prishjen e objektit”, tha Arleta Havari pronarja e hotelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME