Categories Lajme

Rama dorëzon 230 apartamente në Manzë dhe flet për krizën e çmimeve: Nuk na mjaftoi tërmeti, tani edhe lufta

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Manzë të Durrësit, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së 230 apartamenteve të reja familjeve, banesat e të cilëve u prekën nga tërmeti i dy viteve më parë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se këto shtëpi janë më të mirë sesa ato qytetarët kishin para tërmetit.

“Ia vlen të jesh për kaq shumë njerëz dhe bashkë me të tjerë të bësh të mundur që në një kohë kaq të shkurtër gjithë këta njerëz, të kthehen në shtëpi më të sigurta, në shtëpi me të bukura dhe më të mira se ato që humbën.

Ky është një hap i madh që ne e kemi hedhur sëbashku. Unë ndihem krenar për punën që kemi bërë, por mbi të gjitha për besimin tuaj.

Besim që ju ja dhatë masivisht Anit, kryetares së bashkisë, e cila është një shembull i përkushtimit dhe i durimit dhe mbi të gjitha i të qenurit pranë njerëzve, e përulur, modeste dhe punë mbaruar.

Kjo lagje është një shembull i asaj që ne mund të bëjmë bashkë me Anin dhe FSHZH, një punë që flet vetë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë kryeministri nuk mund të mos linte pa përmendur edhe krizën globale të çmimeve, që sipas tij ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Siç edhe ju e dini, sikur të mos na mjaftonte ai tërmet, sikur të mos na dilte ai kusur i pandemisë tani gjendemi në një tjetër situatë të vështirë për ta kapërcyer nga një luftë që nuk e nisëm ne. Kjo ndikon tek ne, ndikon tek vendet që janë jashtë Evropës.

Lufta është nisur nga një forcë agresive e cila përfaqëson një shtet të madh që është një ndër burimet kryesore të furnizimit të mbarë botës me lëndë të para, duke filluar nga energjia, nafta gazi etj, deri tek lëndët e para apo edhe imputet për bujqësinë.

Rusia bashkë me Ukrainën zënë peshën kryesore në këto furnizimi. Kjo luftë ndikon drejtpërdrejt tek gjithë zinxhiri i furnizimit të përballemi më rritjen e çmimeve”, tha Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME