Categories Lajme

Tropojë, Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara. Arrestohen 2 shtetas

Tropojë, Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.

Sekuestrohen 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie në ambientet e një lokali, me anë të aparateve celulare.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. B., 37 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
  2. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke organizuar lojëra fati me anë të aparateve celulare, në qytetin e Bajram Currit, në lokalin në përdorim të shtetasit A. B., që ishte përshtatur për lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale u sekuetruan 2 aparate celulare.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME