Categories Lajme

IKMT prish objektet pa leje në Velipojë, reagime

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi nga IKMT-ja që të njihej më parë me vendimin për prishjen e objekteve. Ajo propozoi që edhe nëse ka një vendim të tillë, ato të mos prishen tani, por në një fazë të dytë pas sezonit veror.Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit po vijon me aksionin për prishjen e e ndërtimeve pa leje në Velipojë. Aksioni ka ndeshur në kundërshtimin e banorëve, ndërkohë që pas tensionimit të situatës ka ndërhyrë edhe Policia.  Për prishjen e objekteve në Velipojë reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai tha se “në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë”.

“Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, Ramavirusi dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me Ramavirusin shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen”, tha Basha. Në Velipojë, IKMT do të shembë 27 objekte, ndërsa aksioni për goditjen e ndërtimeve pa leje do të vijojë edhe në Karaburun, në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME