Categories Showbiz

Ikona e përjetshme e bukurisë sot feston ditëlindjen, nuk do ta besoni moshën e saj

Një ikonë pa moshë. Kështu mund të fillonte pa frikë, çdo artikull a kronikë që do të fliste për Monika Belucin, e cila sot mbush 56 vjeçe. Aktorja e famshme italiane, prej vitesh jeton në Francë së bashku me dy vajzat Deva dhe Leonie Cassel. Tek ajo, nuk shihet asnjë shenjë plakjeje në horizont, madje vit pas viti duket se me look-un e ndryshuar dhuron vetëm glamur.

Gjatë një interviste për “Vogue Arabia”, Monica rrëfeu se gjithmonë i ka pëlqyer të kujdeset për vetën, sidomos për lëkurën, por nuk është e fiksuar pas moshës. Madje preferon ta shohë atë si udhëtim të bukurisë. Sipas saj tani gratë në moshën jo të re si tek të 50-tat, 60-tat apo të 70-tat, vazhdojnë të mbahen mirë në formë.

“Mendoj se me humbjen e rinisë, jeta të jep mundësinë të vëresh dhe shikosh perspektiva të reja, Kjo do të thotë që të fitosh privilegjin e eksperiencës dhe të pjekurisë, “shprehet ajo. Në një intervistë tjetër për revistën “Grazia UK” Beluci ka rrëfyer dhe disa sekrete të vogla të jetës së përditshme, truke këto që e ndihmojnë të ndihet mirë. “Më pëlqen të bëj pilates, të notoj, ose thjesht të bëj një banjë të ngrohtë. Është shumë e rëndësishme të marrësh energji të reja, duket sikur rilind,” rrëfen ikona e bukurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME