Categories Lajme

Ikën nga jeta personi i parë i shëruar nga HIV, ja çfarë i mori jetën

Personi i parë i kuruar nga virusi HIV – Timothy Ray Broën – ka vdekur nga kánceri. Broën, i cili është njohur edhe si “pacienti i Berlinit”, është shëruar më shumë se një dekadë më parë, me një transplant të palcës së kockave nga një dhurues që ishte natyrshëm rezistent ndaj HIV-it.

Shoqata Ndërkombëtare e AIDS-it, sëmundjes që e shkakton virusi HIV, tha se Broën i ka dhënë botës shpresë se kura për HIV-in është e mundshme. Broën, 54 vjeç, i cili ka lindur në SHBA, është diagnostikuar me ndërsa së fundi ka qenë duke jetuar në Berlin, në vitin 1995.

Në vitin 2007, ai është diagnostikuar me një lloj kánceri në gjak, të quajtur leukemi akute mieloide. Brown është shëruar për disa vite, por kánceri i është rikthyer këtë vit, duke iu përhapur në tru dhe në palcën kurrizore. ”Me trishtim të madh ju njoftoj se Timothy vdiq … i rrethuar nga unë dhe miqtë, pas një beteje pesëmujore me leukeminë”, shkroi partneri i tij, Tim Hoeffgen, në Facebook. Rreth 37 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë aktualisht me HIV. Sëmundja e AIDS-it ka vrarë rreth 35 milionë njerëz qëkur ka nisur në vitet 1980.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME