Categories Lajme

Këngëtari shqiptar: Unë dhe grupi im kemi humbur 60 dasma, jemi me borxhe

Mëngjesin e sotëm në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ është diskutuar lidhur me mbylljen e lokaleve të natës. Administratorët e disa prej tyre janë shprehur se ndodhen si kurrë më parë në një krizë jetike. Ndërkohë në një lidhje me Skype nga Zvicra, këngëtari Labinot Rexha ka deklaruar se në këtë shtet lokalet e natës janë hapur, madje edhe me kapacitete deri në 300 persona.

“Në Zvicër, zvicerianët e dinë që në një lokal të natës do ta ketë një kontakt me virusin po e gjejnë mënyrën që mos ta hapin kontaktin. Kurse në Kosovë nuk ndodh kjo. Unë këndoj në Gjenevë çdo të premte. Ndërsa në një tjetër kanton lejohen deri në 300 veta në lokalet e natës. Këtu e gjejnë një mënyrë”, tha ai. Ndërkohë më tej, Rexha u shpreh se bashkë me grupin e tij kanë humbur 60 dasma, që do të thotë pëafërsisht gjithë buxhetin.

Sakaq, ai theksoi se shumë këngëtarë kanë marrë borxhe, po nuk kanë me çfarë t’i shlyejnë. “Grupi im dhe unë kemi humbur 60 dasma që do të thotë përafërsisht gjithë buxhetin.  Grupi im është me borxhe. Në Kosovë, shoku i shokut tim ka marr borxhe. Ne mendojmë që në fund të sezonit t’ja shlyejmë, po tani nuk dimë.

Unë në raste kontrete kam thyer shumë kapare, po nuk kthehe. Ka ardh koha që zoti po na dënon pak, nuk e dimë nëse në këto lokalet e natës po shkojmë në kabare apo diku tjetër. Ka persona që marrin bashkish dhe i fotografojnë, po ka njerëz që nuk kanë të hanë”, shtoi Labinoti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME