Categories Lajme

Iku me gomone në Itali, u kthye me hektarë vreshtash (Foto)

Elton Mecon në fshatin Libofshë e njohin të gjithë. Por së fundmi edhe shqiptarët falë vizitës së Kryeministrit Edi Rama, i cili do ta thërriste që nga serat e tij me rrush në Daullas të Libofshës “Toni – kampioni”.

Një djalë impulsiv, plot adrenalinë që nuk resht së punuari në cdo stinë. Cdo stine i ka blere mjetin bujqësor dhe cdo kohe punët i bën të gjitha vetë: vetë është autokombajneri, vetë është mekanizatori, vetë është punëtori. Madje me mekanikën e tij bujqësore ndihmon edhe bashkëfshatarët. Një djalë që të tërheq vëmendjen me energjinë dhe impulsivitetin. Dhe me të vërtetë Toni sot është kampioni i kultivimit të rrushit në sera, jo vetëm në të gjithë fshatin e tij, por edhe në Fier. Sot ai ka hyrë në hektarin e 3-të me vreshta në sera, ku kultivon rrushin e tavolinës “vittoria” dhe “italia”, i cili shkon i gjithi në tregjet e Kosovës dhe Ballkanit.

Por si nisi ky pasion për vreshtarinë? Rastësia zbuloi pasionin e Eltonit për vreshtarinë.
Në vitin 1998, si shumë shqiptarë, Toni zgjodhi emigrimin duke carë detin me gomone dhe të përfundonte në Katania të Italisë, një zonë mjaftë e njohur për vreshtarinë. Atëherë nuk ishte më shumë se 19 vjec dhe fati e deshi të punonte në ndërtimin e vreshtave.

Për 6 vite me radhë, 1998 – 2006, “i mori” Katanias gjithë përvojën më të mirë në përgatitjen e vreshtave në sera dhe kultivimin e rrushit. Ndërsa ishte duke punuar në Itali, filloi të mbillte në tokën e tij, në Daullas të Libofshës bimët e para që ishin fidanë të egër rrushi, për të cilat kujdeseshin prindërit.
Në vitin 2006 kthehet përfundimisht në Shqipëri, në Daullas të Libofshës dhe i përkushtohet pa kushte vreshtarisë. Vazhdoi të investonte në vreshta edhe pas vitit 2006 duke e rritur sipërfaqen e mbjellë deri në 1 ha rrush tavoline të varietetit “vittoria” dhe “italia”. E nisi fillimisht në fushë të hapur dhe më pas me sistemin e tendoneve.

Vitet kaluan, ambiciet rriten dhe Eltoni shton edhe 1 ha tjetër me vreshta, por këtë radhë me rrush për verë, i varietetit sangiovese. Sot i ka kapërcyer dy hektarët dhe prodhon rreth 500 kv / ha.
Vjelja fillon në mes të qershorit, atëherë kur edhe kërkesa në treg për rrush është maksimale.
Aktualisht, Eltoni është në pikun e sezonit të vjeljes dhe nuk do të humbas asnjë sekond në vjelje dhe asnjë në shitje. Së bashku me Sonilën, bashkëshorten, punojnë pa pushim nga mëngjesi herët, për vjeljen e verigeve të rrushit dhe rregullimin e tij nëpër arka që është edhe ai art më vete.

Mbushin furgonin dhe e nisin pa humbur kohë drejt blerësit që më së shumti janë nga Kosova dhe Ballkani. Dhe kjo punë plotë adrenalinë dhe merak vazhdon deri në arkën e fundit, deri në ditën e fundit të sezonit. Por mesa duke Eltoni nuk do të mjaftojë me kaq. Do të bëjë një investim tjetër të fuqishëm në vreshtari duke e rritur ende sipërfaqen e serave me rrush.
Nuk e fsheh ambicien që të guxojë akoma më shumë në vreshtari.

Daullasi, fshati që po pushtohet nga vreshtaria Sot në Daullas të Libofshës, Eltoni dhe të afërmit e tij nuk janë të vetmit që kultivojnë rrush. Nëse hyn thellë në fshat, aty ku ndodhen hektarët me vreshta sere, do të vësh re në të dyja anët e rrugës sipërafqe të tëra me vreshta të reja. Mesa duket modeli i Eltonit dhe të afërmëve të tij ia ka vlejtur.
Daullacakët e Libofshës po guxojnë cdo ditë e më shumë në këtë fushë të re të agrokulturës për fshatin e tyre, e cila u garanton të ardhura të sigurta dhe me pak shpenzime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME