Categories Sport

Iku prej urisë dhe fati e çoi tek Roma, futbollisti takon nënën pas 5 vitesh (Video)

Ebrima Darboe është një nga të paktët futbollistë të rinj, që kanë kaluar një jetë të vështirë dhe kanë luftuar me kushtet ekstreme për të mbërritur në majën e futbollit.

20-vjeçari ka lindur në Gambia dhe në moshën 14-vjeçare vendosi ta lërë vendin e tij për të provuar të punojë jashtë vendit për të shmangur urinë, një “pandemi” më vete në Afrikë. Fillimisht ai shkoi në Libi dhe më pas mundi të arrijë në Itali, ku kërkoi azil dhe fqinjët tanë e pranuan, duke e strehuar dhe e dërguar në shkollë, ku nisi edhe të luajë futboll.

Skautët e Romës e vunë re talentin e tij dhe e bënë pjesë të akademisë së kryeqytetasve. Në vitin 2019 ai debutoi me ekipin e dytë dhe sezonin e shkuar debutoi në një ndeshje ndaj Manchester United. 20-vjeçari është kthyer në Gambia, vendin ku ka jetuar dhe ka takuar nënën e tij pas plot 5 vitesh të ndarë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Romës, që tregon edhe pamjet e takimit shumë emocional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME