Categories Lifestyle

Ilaçet e tensionit merrini para gjumit

Shkencëtar spanjoll: Trupi në qetësi i suporton më mirë Marrja e pilulave që ndihmojnë qarkullimit të gjakut, para gjumit është më efektive sesa konsumimi i tyre gjatë ditës. Ky është studimi i fundit i shkencëtarëve spanjollë, i botuar në “European Heart Journal”.Referuar hulumtimeve, medikamentet e kryejnë funksionin mbrojtës disa herë më mirë nëse merren gjithnjë para se të flemë, kur truri dhe trupi bien në qetësi. Më e rëndësishmja, të gjithë personat që i konsumojnë pilulat gjatë kësaj kohe janë më pak të predispozuar të preken nga ataket kardiake.Pjesë e studimit spanjoll ishin 19,000 persona që u ndanë në dy grupe. Anëtarët e njërit grup i merrnin ilaçet në mëngjes, ndërsa të tjerët para gjumit dhe pas 5 vitesh monitorime u konstatua se grupi i dytë ishin më pak të riskuar nga problemet kardiovaskulare.

Hulumtimi tregon se marrja e ilaçeve në mbrëmje ndihmon për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, kryesisht tek pacientët e diagnostikuar me hipertension. Ekspertët besojnë se ora biologjike e trupit tonë ose ritmi natyror 24 orësh ndikon në reagimin ndaj ilaçeve.Kështu, krahas mënyrës së jetesës edhe “rregulli” në marrjen e medikamenteve luan një rol kyç në shmangien e përkeqësimit shëndetësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME