Categories Lajme

Ilir Meta heq dorë si President, bën lajmërimin e bujshëm, ne vendin tim dua të jetë…

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka deklaruar dje se heq dorë nga detyra e tij si President në rast se zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 13 tetor. Meta i ka bërë thirrje kryeministrit që të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, madje Presidenti tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

Presidenti tha se në rast se Rama do të donte të Ilir Meta të jepte dorëheqjen nga ky post, ai do ta bënte por me kushtin që në vendin e tij të zgjidhej si President Rexhep Meidani. “Mos realizimi i zgjedhjeve ne 13 tetor, do të jetë kosto serioze në pikëpamjen ligjore, por është penalizmi i sigurtë, 101 % për çeljen e negociatave të Shqipërie në tetor.

Kjo do të ishte një go ditje e madh e gjithë perspektives europiane, që është vonuar këto 3 dekada. Unë e ftoj edhe njëherë kryeministrin Rama që të reflektojë, mos pengojë zbatimin e dekretit për datë 13 tetor, ftoj KQZ dhe institucionet e tjera të mos vazhdojnë në paligjshmëri, dhe partitë opozitare që duan të marrin pjesë në zgjedhje që të regjistrohen sepse qytetarët shqiptar në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë që kemi detyrim t’i zbatojmë. Kanë të drejtë të zgjedhin, jo të votojnë dhe kjo është detyrim që u takon të gjithëve.

Po kështu qeveria e konsideron normale, unë nuk i kam kërkuar as kryeministrit që të japë dorëheqjen, pavarësisht se kjo është kërkuar nga opozita. Qeverisë i kanë kërkuar që të tregojë përgjegjësisë e saj, të respektojë kufijtë e saj që i ka dhënë kushtetuta dhe garancitë e nevojshme. Unë s’kam patur iluzione, që Shqipëria do organizojë zgjedhje Daneze, kjo është çështje që kërkon kulturë tjetër.

Presidenti do japë shembullin personal, nëse s’do bëjmë zgjedhje në 13 tetor, do bëjnë zgjedhje Presidenciale. Presidenti është dhe më i hapur, nuk ka fr ikë nga vota e shqiptarëve, që në rast se do kryeministri të lerë dhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, por me një kusht që në këtë zyrë të vij një person me shumë integritet dhe që ka qenë në këtë zyrë dhe që ka provuar që mbrojtja e interesit kombëtar, pra të jetë profesor Rexhep Meidani”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME