Categories Lajme

Ilir Meta nuk shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese

Burime pranë PS tregojnë se vendimi i parlamentit për shkarkim nuk do të miratohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Një ndër arsyet mbetet se Kuvendi ishte me 122 deputetë dhe jo me 140, siç e përcakton Kushtetuta. Ky mbetet një argument kushtetues, sikurse një tjetër arsye, shprehen në mazhorancë, është se nuk kishte opozitë reale në Kuvend, kur u votua shkarkimi.

Por të njëjtat burime tregojnë si nën zë, se ka ndryshuar kursi presidencial këtë verë, ashtu edhe mendimi në qeveri ndaj Ilir Metës, prandaj kjo mbetet arësyeja kryesore që Gjykata Kushtetuese do votojë 7 me 0 në favor të mosshkarkimit të Presidentit. Por kjo gjykatë do nxjerrë një vendim si punë RREGULLORE se si duhet të sillet Kryetari i Shtetit në muajin e fushatës zgjedhore.

Gjithashtu kjo gjykatë ka filluar shqyrtimin e dekretit të Presidentit Meta për zgjedhjet vendore 30 qershor 2019. Ndërkohë Kushtetuesja e ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias ka administruar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Komisioni njofton se kjo kërkesë do të shqyrtohet në seancën e radhës plenare, e cila është parashikuar të zhvillohet më 14 tetor 2021.

Kjo verë e nxehtë duket e freskët për Presidentin, pasi po fiton ndaj kryeministrit dhe mazhorancës me sloganin “me qetësi e dashuri”, gjë të cilin nuk e manifestoi gjatë muajit të fushatës.

Presidenti synon të marrë prapë LSI në muajin korrik 2022 dhe ti futet politikës aktive me synimin që të bëhet edhe njëherë kryeministër.Koha jone

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME