Categories Politike

Ilir Meta vishet në Tokio si Napoleoni, por nuk i arrin dot veshjet e Edi Ramës

U bënë disa kohë, që presidenti ynë shumë i dashur, Ilir Meta, nuk duket edhe aq mirë. Me një vrapim shumë të çuditshëm, ai po përpiqet të imitojë Edi Ramën, në sjelljen e tij ekstravaganto-psikopatike, duke u zhveshur, por edhe duke u veshur në një mënyrë të paprecedentë. Sot, Ilir Meta, gjatë një vizite zyrtare në Japoni, në kuadër të ceremonisë së kurorëzimit të Madhërisë së Tij, Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito, i veshur me një kostum “white tie”, ka marrë pjesë në një seri ritualesh, të njohur me emrin “Sokui no Rei”.

Veshja me një kostum karakteristik, këmishë, papion dhe doreza të bardha, të stilit perandorak, janë një konkurencë e hapur, ndaj atleteve, brekusheve dhe këpucëve me majë të Edi Ramës. Me veshjen e sotme, për nga uniforma dhe shtati, ai ngjan shumë edhe me ish Perandorin francez, Napoleon Bonaparti. Këto lëvizje të Ilir Metës, në këto rituale, me këtë veshje, kanë shqetësuar një takëm jo të vogël të gazetarëve shqiptarë, të cilët janë trembur, se mos në kthim Ilir Meta bën grusht shteti dhe dekreton Perandorinë e Skraparit, Beratit, Fierit dhe gjithë Shqipërisë. Nëse  në Shqipëri vendoset kjo perandori, do të mbyllej jo vetëm qeveria, por edhe dy opozitat, ajo e Bashës dhe Monikës, njëkohësisht edhe opozita e re parlamentare e Rudina Hajdarit dhe Kujtim Gjuzit.

Kjo situatë e re, do të sillte edhe ndryshime të rëndësishme në klasën politike të Shqipërisë.
Me këtë rast, besohet se Lulëzim Basha do të zgjidhej sekretar, domethënë shkrues i Perandorit, duke fituar ndoshta për herë të parë në jetën e tij, me forcat e veta, një punë të vërtetë.
Monikës do t’i iknin hallet e mëdha të LSI-së, që i kanë rënë mbi supe dhe mbrapa kokës dhe do të shpallej automatikisht, Perandoresha Monikë, me dy shoqërueset e saj të përjetshme, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. Por, mundësia më e madhe në këtë rast, me shpalljen e kësaj Perandorie, do t’i jepej Edi Ramës, i cili do të emërohej kopshtar në kopshtin perandorak, ofertë që dikur ja kishte bërë një anglez, duke i dhënë mundësinë për t’u zhytur edhe më tej në botën e pikturës kontemporane, vlera e të cilave rritet kur ai i kthen ato në libër, me kopertinë të trashë.

Për të vendosur qershinë mbi tortë, perandoria do t’i mbyllte mediat, duke lënë vetëm dy prej tyre. Gazetën “Koha Jonë’, që do të emërtohej  “Koha e Perandorisë” dhe portali Syri.net, që do të merrte emrin “Syri i Perandorit”. Gara e shfrenuar, mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, si një sfilatë psikopatike, pritet që në ditët në vijim, të jetë edhe më e ethshme, gjë që do të detyrojë edhe komisionin ad hoc, për të ndërhyrë dhe dhënë vlerësimet përkatëse. Kush ka kohë të lirë, le të ndjekë më poshtë edhe videon e Ilir Metës, me kostum perandorak në Tokio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME