Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj i është përgjigjur Metës në lidhje me projektin e rindërtimin në segmentin Vlorë-Orikum duke i sqaruar hapat që janë marrë për procesin e huamarrjes.
Në videon live të ministres Denaj, të pasqyruar në ERTV, jepet mesazhi direkt për Metën ku thuhet: “Mos e pengo Vloren Ilir, sepse Vlora s’është ledh i LSI-së, po është konaku i Shqipërisë. Ndiqni Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në komunikim me publikun për pengmarrjen e projektit të rindërtimit në segmentin Vlorë – Orikum.
(Projekti financohet nga Fondi Saudit dhe është bllokuar nga Ilir Meta, për arsyen e kuptueshme kollaj fare nga çdo qytetar i Vlorës e i Shqipërisë, nëse s’është kaçak i LSI-së)”
Anila Denaj: Sot në vijim të informacioneve dhe qëndrimeve të zotit Meta, dua të sqaroj opinionin publik se Ministria e Financave ka ndjekur me përpikmëri hapat e nevojshëm që rregullon procesin e huamarrjes në Republikën e Shqipërisë. Proceset e huamarrjes janë një praktikë 30 vjecare e Ministrisë së Financave dhe e Ekonomisë
Presidenti është informuar për dy shkresa në lidhje me procesin e huasë, termin negocim dhe arsyet e ndryshimeve të kërkuara. Në frymë të transparencës dhe informimit si obligim institucional ndaj publikut për ndryshimet infrastrukturore, sqaroj se nuk bëhet fjalë për marrjen përsipë3r të një detyrimi financiar të ri për Republikën e Shqipërisë jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiarë të akorduar më parë. Ky është një rialokim i një detyrimi të siguruar më parë nëpërmjet një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvend me ligj të vecantë. Ajo që kërkohet të arrihet është që me të njëjtin fond dhe burim financiar të negociuar sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjore të realizohet një projekt tjetër infrastrukturor në të njëjtin qark.
Dakordësia e palës audite për të ndryshuar objektin e financimit, por jo termat, as shumën, as normën e interesit e as kohën, u realizua në muajin Gusht dhe i hapi rrugë dy proceseve paralele. Së pariu, fillimin e procesit për të ratifikuar në parlament këtë ndryshim si obnjekt i një ndryshimi infrastrukturor dhe anulimin e një objekti investimi të mëparshme, i cili në termin juridik quhet denoncim marrëveshje dhe është ratifikuar në parlamentin shqiptar në 17 Shtator të vitit të kaluar.
Ku qëndron kundërshtia me Kushtetuesen? Në frymë, gërmë apo qëllim? Në asnjë nga këto. Në frymë e qëllim, është i lexueshëm, është nevojë për të rritur investimet infrastrukturore, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik në gërmë. Rasti përbën zbatim të instrumentave ligjor. Sqaroj zyrën e Presidentit se vetëm në kushtet që projekt marrëveshjet e propozuara përmbajnë parashikime të caktuara, për të cilat institucionet përgjegjëse nuk janë dakord me kushtget bazë të një marrëveshje financiare, vetëm në këto raste ngrihen grupet negociatore duke kërkuar dhe autorizim nga Presidenti apo kryeministri në varësi kush janë palë.
