Categories Lajme

Ilir Paja do e vuajë në Shqipëri dënimin me 25 vite burg, Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Prokurorisë

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Ilir Paja të vuajë në Shqipëri dënimin me 25 vite burg. Paja i dënuar me 25 vite burg për vrasje u arrestua në nëntor të këtik viti, me qëllim ekstradimi Italinë, ku pritej që të vuante dënimin në shtetin fqinj.

Njoftimi:

Në datë 03.11.2022 është arrestuar shtetasi shqiptar I. P., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë pasi është dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale të “vrasjes së kryer në bashkëpunim”.

Në datë 05.11.2022 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, për qëllime ekstradimi.

Në datë 01.12.2022, prokurori i kërkoi gjykatës që të revokojë masën e sigurimit si më sipër caktuar dhe të caktojë të njëjtën masë, për efekt të njohjes së vendimit penal të huaj dhe zbatimit të tij në Republikën e Shqipërisë.

Me vendimin nr. 1010 Akti, datë 03.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e pranoi kërkesën e prokurorit dhe i caktoi shtetasit I.P. masën e sigurimit “arrest në burg”, për qëllime të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të gjykatës së huaj.

Mbi bazën e ankimit tështetasit shqiptar I. P., Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimin nr. 1108, të datës 22.12.2022, vendosi të miratojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME