Categories Lajme

Imeraj zbardh detaje të skandalit të pagave: Punonjësit e tatimeve shitën të dhënat, s’ka rrjedhje

Në një deklaratë për media, kryeprokurorja Elisabeta Imeraj ka zbuluar detaje te reja rreth skandalit te pagave, ku mbeten te arrestuar 4 persona. Sipas saj nuk ka rrjedhje kompjuterike

“Duke marrë shkas dëmtimin e interesave të shtetasve dhe interesin e shtuar të publikut në raport me ngjarjen. Por edhe shqetësimin që ushtroj si Prokurore në një ngjarje të tillë ku të dhënat shpërndahen në whatsapp-e, nga ana e Prokurorisë është operuar me hetimin.

Janë kryer veprimet hetimore, janë marrë të dhënat përkatëse. Është vijuar me sekuestrimin e pc, serverave, duke arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm e si rezultat të hetimit paraprak kemi identifikuar 4 autorë. Dy janë punonjës në institucionet shtetërore. Ka të dhëna të rëndësishme të bazuar në prova se kanë rrjedhur të dhënat personale.

Punonjësi i IT që është punësuar te AKSHI, duke pasur aksesin në të dhënat personale në pagat e disa muajve ka hyrë duke marrë këtë të dhëna e këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj dhe ky i fundit ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur subjekteve private. Punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën dhe të dhënat e siguruara i kanë shitur në struktura private.

Janë arrestuar dhe 2 autorë të dyshuar që punojnë në sektorin privat. Prokuroria fillon hetimet, sepse edhe në Drejtorinë e Transportit ka të dhëna që lidhen me targa.

Duke patur parasysh faktin se një veprimtari e tillë ka nisur që me patronazhistët, pastaj kjo me pagat dhe me vonë targat , prokuroria dhe policia janë në aksion për të zbuluar të gjithë ata që janë përgjegjës. Ne konkludojmë sot këtë fazë paraprake të hetimeve, duke marrë parasysh vëmendjen dhe dëmtimin e interesave të publikut të gjera. Do të ketë një hetim të plotë dhe objektiv të dhënave”, tha Imeraj.

Me tej Imeraj tha se subjektet private të cilat kanë blerë të dhënat janë persona në fushën e përmbarimit. ‘Janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit të cilët këto të dhëna personale i kanë përdorur për qëllime të punës së tyre. Jemi në fazën kur kemi punonjës shtetërore që i kanë përdorur dhe shitur ato dhe më pas për persona të tjerë që i kanë blerë.‘- tha Imeraj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME