Categories Lajme

IMT prish lokalin në Dhërmi, pronarja: Më janë zhdukur dhe 5 milionë lekët që i kisha kredi

IMT është shfaqur sërish në Dhërmi. Fadromat e Bashkisë Himarë kanë zbritur sot në Dhërmi ndërsa kanë nisur shembjen e një objekti lokal.

Sipas pronarëve të cilët kanë kontaktuar me Fax Neës, kjo ndërhyrje ka nisur sot ndërkohë që në objekt nuk gjendet asnjë prej familjarëve. Këta të fundit sot nuk janë gjendur në Dhërmi, ndërsa janë njoftuar nga gjotonët për ndërhyrjen.

Shembja është e paligjshme thotë pronarja Valbona Sakaj. Objekti është në proces legalizimi dhe nuk kanë asnjë njoftim për shembjen.

Sakaj u shpreh në Fax News: Kur kam shkuar në Himarë, topografi më ka treguar se ndërtimi është bërë brenda pronës sime, edhe pse mua më kishin mashtruar dhe më kishin marrë 20 milionë lekë për truallin. Mora në telefon kryetarin e bashkisë dhe nuk më hapi telefonin, nuk është IKMT por IMT ajo që po ndërhyn.

Avokatit tim i bëjnë presion, që të mos më mbrojë, pasi pretendojnë që të marrin truallin. Më kanë nxjerrë jashtë fëmijët, ndërkohë që unë kam një djalë të sëmurë. Para disa ditësh mora një kredi te fondi BESA dhe lekët i kisha atje në tavolinë.

Ma kanë prishur godinën për interesa të oligarkëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME