Categories Lajme

Imuniteti nuk zgjat? Shtrohen me urgjencë në spital dy mjekët

Riinfektimi i qytetarëve me Covid është një shqetësim që është ngritur së fundmi nga specialistët shëndetësorë të Kosovës. Janë shtruar për herë të dytë në spital dy mjekë të Kosovës, pasi janë riinfektuar për herë të dytë me koronavirus. Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se riinfeksioni  me Covid 19,  si mundësi  ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë, duke shtuar se studimet po tregojnë që imuniteti kundër Covid-19 është i përqendrueshëm dhe zgjat me vite të tëra.

Shumica e riinfektimeve në Kosovë po e kalojnë lehtë sëmundjen, thonë profesionistët shëndetësorë. Rukije Mehmeti, pulmologe i tha Radio Kosovës se vetëm në klinikën pulmologjike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës,  aktualisht janë dy mjekë, të cilët po trajtohen nga riinfektimi me covid.

Në anën tjetër infektologu Ilir Tolaj bëri të ditur se riinfeksioni si mundësi  ekziston  por në praktikë është një dukuri e rrallë. Në gjithë botën janë të regjistruara një numër i vogël i rasteve, që tregon se imuniteti kundër covid 19 është i qëndrueshëm dhe mjaftueshëm mbrojtës që të mos përsëritet infeksioni. Sidoqoftë një studim i ri, i bërë në shkallë të gjerë në Britaninë e Madhe tregon se pas infektimit me COVID-19 imuniteti bie shumë më shpejt se sa mendohej, sidomos tek të moshuarit.

Po ashtu krijimi i antitrupave varet nga grada e sëmundjes së kaluar. Për çudi numri i antitrupave ra më pak tek punonjësit e sistemit të shëndetësisë, gjë që tregon për përsëritje të infektimit ose ekspozim më të madh ndaj virusit të Koronës, thonë studiuesit. Pra imuniteti zgjat disa javë ose disa muaj, dhe  kjo varet nga personi që infektohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME