Categories Lajme

Ministrja Kushi zbulon si do të zhvillohet ”Matura Shtetërore”

Mësimi në shumë klasa do të jetë online edhe këtë semestër të dytë për shkak të pandemisë. Kjo është bërë shkak që maturantët të jenë të paqartë sesi do veprohet në lidhje me provimet e tyre të maturës. Kjo ishte dhe çështja kryesore që u ngrit nga maturantët pjesëmarrës gjatë një interpelance të bërë me ministren e arsimit Evi Kushi.

Ministrja Kushi tha se ekspertët e arsimit po punojnë për të përgatitur tezat e provimeve të maturës, që do jetë me pyetje me alternative dhe pyetje me zhvillim. Në fund do jenë katër provime, tre do jenë me detyrim dhe një me zgjedhje.

“Nga ekspertët është vendosur që këtë vit në provimet e maturës një pjesë e pyetjes të jenë të strukturuara me alternativa dhe një pjesë e tyre të jenë me zhvillim. Ju e dini që në total testi përmban 60 pikë dhe nga këto 60 pikë 20 i takojnë pyetjeve me alternativa dhe 40 i takojnë pyetjeve me zhvillim. Do të ketë gjithsej 3 nivele vështirësie.

Niveli i parë, niveli më i ulët i vështirësi që do të jetë në 40% të testit po kështu niveli i dytë përmban dhe ai 40% të testit, ndërkohë që niveli i tretë më i vështirë do të ketë vetëm 20% të pikëve totale të testit. Janë gjithsej 4 provime. 3 do të jenë provime të detyrueshme dhe janë konkretisht gjuha shqipe dhe letërsia, matematika dhe gjuha e huaj ndërkohë që vetëm një provim do të jetë me zgjedhje.

Provimet e detyruara do të mbështeten në kurrikulën bërthamë ndërkohë që provimet me zgjedhje do të mbështeten edhe në kurrikulën bërthamë dhe atë me zgjedhje”, tha  ministrja Kushi. Ministrja është shprehur se do punojnë që rezultatet e provimeve të jenë gati deri më 30 qershor. Nxënësit që duan të ikin të studiojnë jashtë do ta kenë diplomën e gjimnazit më 5 korrik dhe pjesa tjetër më 15 korrik.

“Për këtë arsye ne do ti angazhojmë maksimalisht të gjitha stafet tona që diplomat e maturës të shpallen brenda datës 30 Qershor. Ata maturantë që kanë dëshirë të studiojnë jashtë vendit diplomat do të lëshohen më 5 Korrik dhe për gjithë të tjerët data 15 Korrik.  Data 15 korrik është data finale që të gjithë maturantët do të marrin diplomat e tyre. Ata që pretendojnë që të studiojnë jashtë shtetit brenda datës 5 Korrik do t’i kenë në duart e tyre”, tha Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME