Categories Lajme

Pensionistë e fëmijë pozitiv me Covid, Fieri shënon shifra rekord infektimesh

Fieri vijon të jetë një nga vatrat kryesore të infektimit me Covid në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga ISHP, vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve të reja të regjistruara në Fier.

Numri i infektimeve në qytetin e Fierit ka shkuar në 2607, ku vetëm ditën e mërkurë janë konfirmuar 76 të infektuar në Fier dhe 5 në Patos. Numri më i lartë i të infektuarve është shënuar nga pensionistët dhe të papunët, por ndërkohë pozitiv ka rezultuar dhe një fëmijë 8 muajsh. Tamponi u është bërë dhe 4 fëmijëve të cilët kanë shfaqur simptoma të ngjashme me Covid, por fatmirësisht kanë rezultuar negativ për koronavirus.

Sipas të dhënave të ISHP-së nga 76 të infektuar të cilët u konfirmuan ditën e mërkurë, 54 janë pensionistë e të papunë, 9 raste janë konfirmuar në biznese private, 6 mësues, 2 studentë, 2 efektivë të Policisë së Fierit, një mjekë, një infermierë e një fëmijë 8 muajsh. Kujtojmë se ditën e djeshme në vendin tonë për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë shifra e të infektuarve gjatë 24 orëve ka kaluar 1000.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME