Categories Lajme

Inceneratorët/ Yuri Kim: Mirëpresim zgjatjen e komisionit, të shqyrtohen veprimet e duhura

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët. Në një postim në Twitter, Yuri Kim thotë se lufta kundër korrupsionit është prioritet për SHBA-në prandaj kërkon që afati i punës së komisionit të zgjatet.

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër” shkruan Yuri Kim.

Por çfarë ndodhi me këtë komision?

I nisur me bujë nga demokratët, zyrtarisht komisioni hetimor për inceneratorët i drejtuar nga deputetja Tabaku u mbyll me 28 janar pa produkt.

Deputetja demokrate akuzonte socialistët se ishin kthyer në mburojë për aferën korruptive.

Për këtë çështje deri tani në burg ka përfunduar Lefter Koka. Ish-ministri i Mjedisit akuzohet për aferën në inceneratorin e Elbasanit. Në kërkim janë shpallur Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME