Categories Lajme

Incident në një qendër votimi në Maliq, Vëzhguesi i PD i hedh karrigen çiftit

Një prej komisionerëve në qendrën e votimit ku ka ndodhur përplasja në Maliq ka treguar për gazetarët se si ka nisur incidenti që është përshkallëzuar në dhunë, mes vëzhguesit të Partisë Demokratike dhe çiftit të bashkëshortëve që kanë mbetur të dëmtuar rëndë.

Ai shprehet se këta të fundit donin të votonin familjarisht bashkë me djalin e tyre dhe në këtë moment vëzhguesi i PD i ka kundërshtuar duke deklaruar se diçka e tillë është e ndaluar me ligj. Në këtë moment shton ai, djali i tyre është zotuar se do ta bëjnë votimin familjar dhe për këtë nuk i ndalon askush.

“Në qendrën e votimit erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht. Vëzhguesi i PD i kundërshtoi se nuk i lejoi ligji të votojnë familjarisht. Ata kundërshtuan me dhunë edhe i biri. Pastaj kanë dalë në korridor dhe nuk kam parë se çfarë ndodhi.

Këta erdhën për të votuar ai i tha nuk lejohet se e ndalon ligji. Ai i biri e kapi i tha nuk më ndalon dot. Ajo tha votoj vetë unë se nuk ishin në gjendje për të mos votuar. Nuk kishin ndonjë problem që nuk shikonin. Nuk shpjeguan asgjë. Do ikim do votojmë thoshim.

Erdhi policia mori deklaratën. Procesi nuk është ndërprerë po vazhdon. Me vëzhguesin nuk e di çfarë u bë”, deklaron ai. Çifti i bashkëshortëve kanë pësuar plagë të rënda në kokë si pasojë e përplasjes që ka ndodhur në korridor për të cilin nuk ka ende një deklarim zyrtar nga policia se si ka ndodhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME