Categories Lajme

Indeksi i vendeve më të sigurta në botë, shikoni ku renditet Shqipëria

A e keni menduar ndonjëherë çfarë i lidh Shqipërinë me Kubën? Nuk është e shkuara komuniste. Por, në një studim të fundit, renditen në të njëjtin nivel të moderuar të sigurisë për të udhëtuar në to. Me një atmosferë përkeqësuese të pasigurisë që po zhvillohet sot në mbarë botën, tani më shumë se kurrë më parë njerëzit kërkojnë vende më të sigurta për të jetuar dhe për të udhëtuar. Duke qenë edhe pranë festave, ku shumica e njerëzve mendojnë që të udhëtojnë, po ju sjellim një raport të fundit të përpiluar nga Safearound.com, e cila shfaq 25 vendet më të sigurta në botë. Shqipëria nuk bën pjesë në këtë kategori. Sipas renditjes, Shqipëria mban vendin e 40 nga 162 vende të studiuara, për nga siguria për të udhëtuar në të. Në rajon, Kroacia dhe Serbia shfaqen më mirë, respektivisht e 19-ta dhe e 36-ta në listë. Më e ‘rrezikshmja’ konsiderohet Kosova, e renditur e 125-a në listë.

Sipas Safearound, kryeson listën Islanda, Danimarka dhe Austria. Pas tyre vijnë respektivisht Finlanda, Singapori dhe Zelanda e Re. Sipas renditjes, 80 % e shteteve më të sigurta, janë europiane dhe në këtë listë kryesojnë shtetet skandinave. Të fundit në listë janë vendet kryesisht me konflikte të brendshme apo luftë, si Afganistani, Republika qendrore e Afrikës, Sudani dhe Siria (e 162-ta). Studimi thekson se një renditje e tillë ndihmon të vështrosh për temat e përbashkëta në këto shtete për të gjetur atë që potencialisht mund ta bëjë botën tonë një vend më të sigurt në tërësi. Ndër pikat me interesin më të lartë, janë lidhjet midis sigurisë dhe pasurisë së brendshme përkatëse të vendit për frymë, qasjes arsimore, sistemeve të drejtësisë penale dhe mirëqenies sociale.

SafeAround ka renditur 162 vende dhe 111 qytete me Indeksin e Sigurisë. Siç mund ta shohim, disa rajone të globit tonë konsiderohen shumë më të sigurta se disa të tjerë. Ndër faktorët më të rëndësishëm që nxisin këto nivele të larta të sigurisë përfshijnë nivelet arsimore të këtyre popullatave, nivelet e tyre të mirëqenies sociale dhe pasurisë, si dhe sistemet efektive të drejtësisë penale. Për më tepër, qeveritë në këto vende nuk kryejnë një shkallë të konsiderueshme të dhunës së sponsorizuar nga shteti dhe si të tilla, vendosin një shembull të mirë dhe themele për ruajtjen e marrëdhënieve të shëndosha me qytetarët e tyre.
Renditja

SafeAround ka përpiluar dhe analizuar të dhënat nga disa burime publike për të bërë një indeks sigurie që lejon të renditen vendet e botës më të sigurta (100 = plotësisht i sigurt; 0 = shumë i rrezikshëm). Këto burime marrin parasysh të gjitha llojet e kërcënimeve të tilla si krimi, vrasjet, vdekjen në rrugë, shfaqjen e sulmeve terroriste dhe luftërat, për të ndërtuar renditjen e vet të qyteteve më të rrezikshme në botë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia liron tre zona të zëna padrejtësisht nga privatët në bregdetin e Semanit

Policia e Shtetit ka vijuar edhe sot operacionin policor të koduar “Plazhi i lirë”, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 30-vjeçarja në Korçë, ushtroi dhunë ndaj nënës së saj

Dhuna në familje vijon të mbetet një plagët e shoqërisë shqiptare. Tashmë nuk kemi vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me mjet prerës një 56-vjeçar, arrestohet agresori në Vlorë (EMRI)

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e 11 korrikut në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i pajetë në një dhomë hoteli në Golem/ Policia konfirmon vdekjen e ish-ambasadorit gjerman

Policia ka njoftuar se vdekja e ish-ambasadorit gjerman Werner Daum ishte natyrale. Sipas njoftimit zyrtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes pasagjeri 19-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas…

LEXO ME SHUME