Categories Lajme

Indi\ 12-vjeçari përdhunohet në grup nga shokët, rrihet me shkopinj dhe e lënë gjysmë të vdekur

Një djalë 12-vjeçar është përdhunuar nga një grup djemsh të cilët supozohet të ishin miqtë e tij. Ata e kanë gjuajtur tek pjesët intime me një shufër dhe e kanë rrahur me shkopinj dhe tulla.

Ky sulm nga tre djem të moshës 10-12 vjeç ndodhi në zonën Seemapuri të Dehli, sipas policisë lokale.

Dy nga të dyshuarit kanë dalë para Bordit të Drejtësisë për të Mitur, ndërsa oficerët vazhdojnë të kërkojnë për të tretin.

Viktima u shtrua në Spitalin LNJP të enjten 22 Shtator katër ditë pas incidentit, ku prindërit e tij fillimisht refuzuan të japin një deklaratë.

Më pas nëna e tij doli më 24 Shtator ku deklaroi se djali i saj ishte sulmuar seksualisht nga tre miqtë e tij.

Mediat lokale raportuan se gjatë sulmit 12-vjeçari u përdhunua dhe gjymtua me shufrën metalike dhe u rrah rëndë me shkopinj dhe tulla.

Pas incidentit është punësuar një këshilltar për të ndihmuar fëmijën dhe nënën e tij. Duke komentuar raportin e incidentit, Zëvendës Komisioneri i Policisë Sanjay Sain tha: Bazuar në deklaratën e nënës, u ngrit një rast sipas seksioneve të Aktit Mbrojtja e Fëmijëve Kundër Ofendimeve Seksuale (POCSO) dhe hetimi u nis”.

Ai gjithashtu konfirmoi se djemtë e akuzuar ishin fqinjë dhe ishin afërsisht në të njëjtën moshë me viktimën.

Komisioni i Delhi për Gratë (DCW), një organ ligjor i krijuar për të ofruar mbrojtje për gratë në qytet, e paraqiti çështjen para nën-inspektorit të policisë lokale dhe ka ndihmuar me hetimin.

Swati Maliwal, e cila drejton Komisionin, e përshkroi incidentin si “të tmerrshëm” dhe tha se ajo dëshiron që të agresorët e këtij incidenti të marrin dënimin që meritojnë.

Ajo më vonë shkroi në Twitter: “Në Delhi, as djemtë nuk janë të sigurt. Një djalë 12-vjeçar u përdhunua brutalisht nga katër persona dhe u la në një gjendje gjysmë të vdekur pasi u rrah me shkopinj.

Sipas të dhënave të fundit, 86 raste përdhunimi regjistrohen çdo ditë në Indi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME