Categories Lajme

Balluku dhe Kim vizitojnë termocentralet lundruese në Vlorë: Sigurojnë 15% të konsumit energjetik në Shqipëri

Balluku: Me 114 megavat plotësojmë 15% të nevojave. Kim: Mbulon deri 200 mijë shtëpi

Nga Dhjetori ose fillimi i Janarit të vitit të ardhshëm do të vihen në punë dy termocentralet lundruese në Vlorë. Sipas parashikimeve, 19 motorët do të prodhojnë 114 megavat energji, duke mbuluar 15 për qind të nevojës të furnizimit për Shqipërinë.

Këto shifra u bënë publike nga zv/Kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të përbashkët që realizoi me ambasadoren amerikane Yuri Kim brenda dy termocentraleve lundruese.

Sipas saj, kostoja e prodhimit të energjisë nga këto dy termocentrale do të jetë nga 170 deri në 200 Euro për megavat/orë. Pra më pak se gjysma e çmimit të 529 eurove që do të tregtohet në bursën ndërkombëtare në vitin e ardhshëm.

“Përveç faktit që do të prodhohet 15 % e nevojës vendase, ne do arrijmë të kursejmë rreth 60 % të sasisë së parave nga ajo që do të importohej për energjinë që na mungonte”, tha Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim theksoi rëndësinë e termocentraleve lundruese, në një kohë kur bota është duke u përballur me krizën e energjisë.

“Nëse kjo funksionon si duhet të prodhojnë të paktën 114 megavat. Në terma mesatarë do të thotë 150-200 mijë shtëpi që do të funksionojnë falë këtyre anijeve”, tha Yuri Kim, ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.

Numri dy i qeverisë, Balluku u kundërpërgjigj dhe akuzave të opozitës për këto dy termocentrale duke theksuar se ato janë brenda të gjitha parametrave dhe standardeve ndërkombëtare.

“Synimi ynë është që këto dy anije lundruese të kthehen në anije prodhuese përmes LNG-së. Nga marrëveshja paraprake me “Excelerate Power” synojmë në fund të 2-vjeçarit të kemi në pronësi të KESH-it të dy anijet”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku zbuloi se për marrjen e dy termocentraleve kanë qenë në garë me Gjermaninë, por kompania amerikane, falë dhe ndërhyrjes së ambasadores amerikane, vendosi t’i dërgojë ato në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME