Categories Lajme

Kontrabandë me mallrat, pezullohen nga detyra 2 policë dhe 2 doganierë në doganën e Qafë-Thanës

Pogradec – Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të:

– Inspektor A. H., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

– Inspektor F. M., 38 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ” Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës “,”Kontrabanda me mallra të tjera”.

– Shtetasit nën hetim V. B., 53 vjeç, me detyrë doganier fizik në Degën e Doganës Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

– Shtetasit nën hetim J. P., 45 vjeç, me detyrë doganier i peshores në Degën e Doganës Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Këta shtetas janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.206, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, i referuar dhe ndjekur nga AMP Korçë nën drejtimin e kësaj Prokurorie gjatë operacionit “Dinarët” në kuadër të punës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, ku me herët në lidhje me këtë proçedim janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, ndër ta edhe punonjësit e mësipërm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME