Në Indi një 27-vjeçare vrau vjehrrën e saj duke u paraqitur si hajdut. Me shpresën për të mbetur e pandëshkuar, ajo u maskua si burrë dhe organizoi një grabitje.
Pasi hyri fshehurazi në shtëpinë e nënës së bashkëshortit të saj, 27-vjeçarja e maskuar e sulmoi viktimën në gjumë, aq egërsisht sa e çoi në vdekje. Pastaj ajo i rrëmbeu bizhuteritë te moshuares dhe iku. Më pas vjehrra ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital.
Policia e cila arrestoi nusen as 24 orë pas aktit teksa sqaroi se identifikimi i gruas u bë falë regjistrimeve të kamerave të vëzhgimit.
Episodi ndodhi në shtetin jugor indian të Tamil Nadu. Pas disa vitesh bashkëjetesë të trazuar mes vjehrrës dhe nuses, djali i viktimës ishte shpërngulur me gruan dhe fëmijët në një shtëpi afër të prindërve të saj.
Sipas disa dëshmitarëve, dhjetë ditë para vrasjes ka pasur një debat të rëndë të fundit mes dy grave dhe ndoshta ka qenë shkas për planin që çoi në krim.