Categories Lajme

“iNews”: Shqipëria mes nëntë destinacioneve të përballueshme për pushime në janar

Janari nuk duhet përjetuar si një muaj i zymtë, veçanërisht kur koha është kaq e mirë për të udhëtuar. Shijoni një udhëtim në një nga këto nëntë destinacionet me kosto efektive, shkruan Sarah Holt në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.

Këto janë disa nga destinacionet e përballueshme për pushime në janar, të cilat ju rekomandojmë të zgjidhni për Vitin e Ri; Shqipëria, Portugalia, Maroku, Turqia, Malta, Qipro, Tunizia, Ras Al Khaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda.

Shqipëria

Kompania e udhëtimeve online “Opodo” raportoi se prenotimet për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë u rritën me 78 për qind vitin e kaluar, duke e klasifikuar qytetin si një nga vendet më të përballueshme për të pushuar në janar.

Pikat kryesore të vizitës përfshijnë udhëtimet me teleferik në malin e Dajtit që rrethojnë qytetin, ku mund të shihni pamjet e pyjeve dhe fermave.

Gjithashtu ju mund të shëtisni rreth Parkut të Madh të Tiranës, një park publik prej 289 hektarësh, vizitoni muzeun Bunk’Art dhe zbuloni se si ishte jeta e qytetit në epokën komuniste.

Vizitorët mund të bëjnë edhe udhëtime ditore në qytete si Durrësi, apo Berati, një nga qytetet më të vjetra në botë me arkitekturë osmane, me një histori 2500-vjeçare, i përfshirë në listën e Unesco-s.

Në juglindje, ofrohen vendpushimet më të mira të skive. Ne ju rekomandojmë resortin Ski-Pista Bigëll, në fshatin Dardhë.

Qëndrimet në hotelet me pesë yje në Tiranë fillojnë nga 110 euro në natë.

Ju mund të vizitoni Pazarin e Ri të qytetit dhe të shijoni një pije duke u ngrohur në një nga baret, kafenetë dhe restorantet aty pranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME