Categories Politike

Infektohet me covid deputeti socialist, jep mesazhin për politikën: Koha të çlirohemi!

Deputeti Fatmir Xhafaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe prej disa javësh qëndron në izolim. Me anë të një statusi në Twitter, thotë se ilaçi më i mirë në këto ditë të vështira ka qenë mbesa e tij Lori, ku shton se “betejat me Covid-in s’janë veç mjekimi, por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror”.

Më tej, ai iu drejtohet me një mesazh të fortë edhe politikanëve dhe shoqërisë civile, duke iu thënë se është koha për t’u çliruar të gjithë. “Pas disa javë izolim për shkak të përballjes me Covid-19, dje ishte një pasdite e bukur familjare. Së bashku me bashkëshorten, ja kushtuam mbesës sonë të ëmbël Lora të cilës i patëm premtuar që do ta zbukuronim bashkërisht pemën festive të fundvitit.

Koha të çlirohemi të gjithë: Politika, media dhe shoqëria civile ku secili prej nesh të mendojë se si t’ua bëjmë këto ditë me më pak stres qytetarëve shqiptarëve, e veçanërisht atyre që kanë aq shumë nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje.

Në vend të kalkulimeve çnjerëzore mbi dinjitetin e viktimave, duhet të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë konomike, përkujdesje sociale, por sigurisht edhe sa më shumë atmosferë festive për dashurinë ndaj jetës. Shqiptarët e meritojnë plotësisht. Veçanërisht fëmijët”, shkruan Xhafaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME