Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi është prekur nga koronavirusi. Mësohet se ai ndodhet i shtruar në spital.
Ndërkohë. dyshohet se edhe doktori i Shkencave Mjekësore, Besim Elezi është infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan 55 raste dhe 3 viktima të reja duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën në 107.
