Categories Lajme

Infermierët paralajmërojnë protestë

Shoqata e Inferimierëve në Shqipëri ka paralajmëruar se do zhvillojnë protesta. Bluzat e bardha do protestojnë para Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më 20 dhjetor.

Ndërsa i bëjnë thirrje protestuesve në rrjetet sociale të bëhen gati sepse pak ditë i ndajnë që të jenë të gjithë bashkë.

“Behuni gati edhe pak dite na ndajne te jemi te gjithe bashke ,”-shkruan Shoqata Infermierëve.

Bluzat e Bardha shprehen se do protestojnë për të drejtat e tyre kundër presioneve, diskriminimit dhe politizimit të Shëndetësisë.

Ata kërkojnë:
-Shpërblim për fundvit

-Rritje page

-Kushte më të mira pune

-Siguri në pune

-Protokollet e punës

-Shfuqizimin e gabimit mjekesor si vepër penale

-Pagesa e ditëve të fundjavës sipas ligjit

-Pagesa e ditëve të festave sipas ligjit

-Stop koncesioneve në kurriz të personelit shëndetësor

-Stop abuzimeve me punësime partiake

-Stop dhunës ndaj bluzave të bardha

Protesta do nisë nga QSUT drejt Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME