Categories Lajme

Infermieri shqiptar i merr kartën e kreditit pacientit

Një infermier 41-vjeçare, nga Shqipëria është denoncuar së bashku me të dashurën e tij 21-vjeçare për vjedhjen e kartës së bankës së një pacienti që vdiq nga koronavirusi në një spital në Itali. Në mars të këtij viti ata kanë vjedhur para nga llogaria e 66-vjeçarit të vdekur duke i kaluar në llogarinë e tyre bankare, sipas gazetës primatreviglio.it.

Faktet datojnë në 13 Mars, kur i moshuari 66-vjeçar nga Cividate al Piano (Bergamo), u shtrua në spital në zonën e Bergamos me simptoma të koronavirusit. Infermieri, me banim në Boltiere (Bergamo), me ndihmën e të dashurës së tij, vodhi portofolin e burrit të moshuar, duke i marrë rreth 6 mijë euro nga karta e tij. 66-vjeçari u përkeqësua në 18 mars dhe vdiq në kujdes intensiv në 18 prill.

Anëtarët e familjes së këtij burri vunë re disa lëvizje të pazakonta në llogarinë e tij dhe paraqitën një ankesë në rajonin e policisë të Romano di Lombardia (Bergamo). Hetimet identifikuan shumë shpejt autorët e këtij krimi. Kur oficerët e ndaluan atë, infermieri u përpoq të ikte, por u ndaluar direkt nga policia. “Një histori e keqe, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të pafuqishëm”, është shprehur komandanti i policisë lokale Arcangelo Di Nardo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME