Categories Kuriozitete

Infermierja luan muzikë me orë të tëra, për të sëmurët

Koronavirusi i ri duket se kohët e fundit po gjen më shumë terren në Amerikën Latine. Në Kili, teksa pjesa më e madhe e infermierëve dhe mjekëve pasi mbarojnë turnet sfilitëse kthehen në shtëpi, infermiere Damiras Silva merr në duar violinën e saj dhe nis të argëtojë pacientët e sëmurë.

Silva 26 vjeçe, kalon disa orë duke përshkruar të gjithë korridoret e spitalit “El Pino”, e cila ndodhet në një lagje të varfër të kryeqytetit Santiago. Me violinën e saj, ajo interpreton një përzierje të këngëve të njohura latine, duke argëtuar në këtë mënyrë pacientët e sëmurë me Covid-19.

“Sapo filloj të luaj muzikë, pacientëve i rikthehet buzëqeshja dhe nisin të duartrokasin. Qëllimi im i vetëm është të dhuroj pak dashuri, besim e shpresë me violinën time. Këtë gjë e bëj shpesh, e bëj sepse kështu ma ndien zemra”, është shprehur për mediat vendase Damiras. Sakaq, në Kili nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 300,000 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa 6,000 janë shpallur të vdekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME