Categories Covid-19

Infermierja zbulon çfarë i thonë pacientët me COVID-19

Infermierja Jodi Doering nga Dakota e Jugut në SHBA, ka folur për CNN se si disa prej pacientëve të saj me COVID-19 madje edhe në momentet para vdekjes, refuzojnë të besojnë se coronavirusi është i vërtetë.

“Më vjen shumë keq t’i shoh këta njerëz që ende dëshirojnë të mos besojnë dhe pranojnë që ekziston coronavirusi, edhe pse i sjellin këtu me autoambulanca me simptoma të theksuara. Kërkojnë një ilaç që bënë magjinë dhe refuzojnë të besojnë që janë infektuar me COVID-19”, ka shtuar Doering.

“Ekziston një arsye pse kam vendosur të shkruaj në Twitter për këtë. Nuk bëhet fjalë për një pacient, një rast i izoluar. Ka pasur shumë pacientë që fjalët e fundit para vdekjes i kanë thënë se kjo nuk po ndodh, dhe se nuk është e vërtetë. Në vend që momentet e tyre të fundit t’i kalojnë me familjarët, ata mbusheshin me mllef. Kjo më ka pikëlluar shumë për disa ditë; nuk kam mundur të besoj se do të jenë këto fjalët e tyre të fundit”, ka thënë ndër tjera infermierja amerikane.

E kur e pyeti gazetarja nëse pacientë të tillë janë hidhëruar në të, ajo tha se ata janë të hidhëruar në tërë situatën, duke marrë parasysh se nuk besojnë që ekziston COVID-19, shpesh shfryjnë mllefin në personelin mjekësorë.

“Është në rregull. Mund ta përballojmë këtë. Për këtë jemi këtu. Problemi qëndron te masa, kur tentoni t’i kuptoni njerëzit. Shpesh i pyes nëse duan që t’ju telefonoj grave, fëmijëve apo familjarëve tjerë, por ata refuzojnë sepse besojnë se do të jetë gjithçka në rregull me ta. E kur ua kontrolloj përqindjen e oksigjenit në gjak, e kuptoj se është shumë e ulët dhe e di cilat mund të jenë pasojat. Pikëllohem shumë, nervozohen dhe ndihem e frustruar. Të gjitha këto i pranojë sepse e di që sërish do të ballafaqohem me situata të tilla”, ka shtuar infermierja.

Ndërkaq gazetarja Alisin Kamerota e pyeti se çfarë mendojnë pacientët – nga çfarë janë sëmurë?

“Mendoj se kërkojnë shpëtim kudo. Duan të jetë ndezje e mushkërive. Madje disa më kanë thënë se vuajnë nga ndezja e mushkërive, e jo nga coronavirusi. Unë u them se janë të infektuar me COVID-19, por ata nuk besojnë në këtë edhe pse rezultojnë pozitiv në teste. Natyrisht, jo të gjithë janë ashtu, kemi shumë pacientë që janë falënderues dhe e kuptojnë situatën. Dua që si infermiere të kujtoj momente pozitive, ku u kemi ndihmuar qytetarëve duke ua shpëtuar jetën, e jo situata të këtilla”, ka shtuar Doering.

“Shpesh mendoj se jam pjesë e ndonjë filmi horror që assesi të mbarojë dhe që vazhdimisht kthehet në fillim. Është e pikëlluese sepse kështu po ndihen të gjithë mjekët dhe infermieret në këtë shtet. Njerëzit po sëmuren në të njëjtën mënyrë, i shërojmë në të njëjtën mënyrë, vdesin në po të njëjtin mënyrë – dhe gjithçka fillon sërish nga fillimi. Jam falënderuese për gjithçka që kam bërë – e di se po u ndihmoj njerëzve”, ka thënë për fund infermierja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME