Categories Lajme

Inflacioni nuk “ngre kokë” – Ra në 1.4% në muajin gusht

Inflacioni pësoi sërish një rënie të lehtë në muajin gusht dhe ra në 1.4%, nga 1.5% që kishte qenë për korrikun. Shifrat e Instat tregojnë se inflacioni është ndjeshëm më i ulët krahasuar me vitin e kaluar dhe larg objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Rënia e muajit gusht u përcaktua sidomos nga grupi me peshën kryesore, ai i produkteve ushqimore. Inflacioni i këtij grupi ra në 2.4%, nga 2.8% që ishte muajin e kaluar. Rritja e çmimeve të frutave dhe produkteve të bulmetit u kompensua nga një ulje e ndjeshme e inflacionit për nëngrupin e perimeve. Rritje domethënëse të inflacionit për gushtin shënuan grupet “transporti” dhe “argëtim e kulturë”

Niveli i ulët i inflacionit po e vendos Bankën e Shqipërisë para dilemës për të reaguar ose jo me një ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit. Banka Qendrore kishte arritur në konkluzionin se inflacioni i ulët në gjysmën e parë të vitit i detyrohej kryesisht mbiçmimit të lekut në kursin e këmbimit me euron. Parashikohej që ky efekt të dobësohej gradualisht në gjysmën e dytë të vitit, por, të paktën deri në gusht, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mbështetur në projeksionin e fundit, Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Guvernatori Sejko u shpreh pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së datës 7 gusht se rritja e pasigurive në ambientin e brendshëm e të jashtëm ekonomik, mund të bëjnë të nevojshëm një lehtësim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen. Këshilli Mbikëqyrës konstatoi se këto rreziqe janë shtuar në numër dhe janë rritur në probabilitet. Rënia e inflacionit e bën edhe më të mundshëm një lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare, duke filluar nga mbledhja e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës, që do të mbahet më datë 2 tetor./ SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME