Categories Lajme

Informacion i ri në duart e autoriteteve për ngjarjen në Greqi

Informacioni i ri është në duart e autoriteteve të policisë, në lidhje me ngjarjen ku humbi jeten 20-vjeçarja Caroline brenda shtëpisë së saj në Glyka Nera, në orët e para të 11 majit.

Sipas mediave greke një video e re ka dalë në dritë nga kamerat e sigurisë. Programi në veçanti ka rishikuar zonën e misterit në një përpjeke për të mbledhur provat e ngjarjes së rëndë dhe ndoqën rrugën që autorët mund të kishin ndjekur.

Sipas programit një kamer që ndodhej pranë shtëpisë ka regjistruar një makinë të errët që ishte në këtë rrugë dhe që kthehet pas dy orësh sërish në të njejtën rrugë dhe largohet shpejt.

Çelësi i çështjes ka shumë të ngjarë të fshihet në rrugën Diadochou Pavlou, afër shtëpisë ku jetonte Caroline dhe i shoqi.

Sipas kamerës së sigurisë të siguruar nga “Tunnel” , një makinë e errët lëvizte në Lavriou Avenue dhe më pas kthehet majtas, në 3.36 të mëngjesit në drejtim të Rrugës Diadochou Pavlou.

Rreth dy orë më vonë, në 5.30 të mëngjesit, kur autorët thuhet se po largoheshin nga vendi, e njejta makinë që dilte nga Diadouchou Pavlou në Lavriou, kthehet sërisht drejt Agia Paraskevi.

Ka pak shtëpi në zonë dhe autorët t mund të mbërrinin në shtëpi në këmbë përmes një fushe pa e vërejtur askush. Është e çuditshme që kamerat e një kompanie aty pranë nuk funksiononin, ndërsa në një shtëpi tjetër qiramarrësit që ishin larguar, kishin hequr kamerat që kishin.

Por çfarë tha burri i 20 vjeçares për Angeliki Nikolouli?

Burri i Caroline ka kërkuar që t’ju jepet fund thashethemeve dhe skenarëve të cilat janë ndezur disa ditë më parë në lidhje me çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së tyre. Ai dukej veçanërisht i revoltuar nga raporti për psikologun, pasi disa media kane shkruar se ky i fundit mund te jete i perfshire.

Në komunikimin me programin ai ndër të tjera deklaroi:

”Unë me të vërtetë nuk e di kush mendoi se psikologu tek i cili shkuam pasi gruaja ime kishte lindur, kishte ndonjë lidhje me grabitjen. Kam dëgjuar shumë spekulime por që psikologu ynë do të ndihmojë për të gjetur autorët është më i pavlefshmi’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME