Categories Lajme

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor mbyll fasonerinë në Vlorë, theu urdhrin e kryeministrit

Mbyllet një fasoneri në Vlorë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pasi vazhdonte punën, në kundërshtim me urdhrin e kryeministrit Rama.

ISHSH përmes një njoftimi për mediat ka bërë të ditur inspektimet e ditës së sotme në kuadër të luftës ndaj COVID – 19.

ISHSH: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të masave për përballimin e COVID – 19 ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime. Gjatë inspektimeve u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve në qytetet e Tiranës dhe Durrësit kishin vetëmbyllur aktivitetin. Në qytetet e tjera, subjektet të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën. Në qytetin e Vlorës, më datë 13 mars 2020, është kapur në shkelje një subjekt fasonerie i cili vazhdonte aktivitetin pavarësisht Urdhrit të Kryeministrit për ndërprerje në kushtet e emergjencës. ISHSH, dega rajonale Vlorë, bllokoi menjëherë aktivitetin e subjektit me përfaqësues A. S. NIPT L66412202O dhe gjithashtu vendosi dhe gjobë sipas legjislacionit në fuqi. Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME