Categories Teknologji

Instagram heq filterat me efekt të ‘operacioneve plastike’

Filterat e Instagram që i bëjnë përdoruesit të duken sikur i janë nënshtruar një operacioni plastik do të largohen nga rrjeti social.

Spark AR, platforma për realitet virtual që i krijon këta filterë, lëshoi një deklaratë duke njoftuar kështu përditësimin e ri. Kompania tha se është duke i rivlerësuar “rregullat e saj ekzistuese që kanë të bëjnë me mirëqenien”, duke thënë se ata që i përdorin efektet e Spark AR duhet të kenë një ‘eksperiencë pozitive’, transmeton Gazeta Express.

Duke treguar për ndryshimin e ri, kompania tha se është duke i fshirë të gjitha efektet që kanë të bëjnë me kirurgji plastike, nga galeria e efekteve në Instagram. Shumë përdorues të internetit e përshëndetën këtë vendim për t’i hequr këta filterë nga Instagram, duke thënë se ky është lajmi më i mirë që e kanë dëgjuar që një kohë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME