Categories Teknologji

Instagram merr një vendim të rëndësishëm

Postimet në Instagram që promovojnë çajra për humbjen e peshës dhe procedurat kozmetike së shpejti do të ndalohen nën politikën e re të platformës së mediave sociale.

Të mërkurën, Instagram njoftoi se do të kufizonte postimet për produkte diete dhe kirurgji kozmetike, në përpjekje për të luftuar ndikimin negativ që postimet e kësaj natyre kanë në imazhin e trupit, transmeton lajmi.net. Sipas platformës, në bazë të politikës së re, e cila do të zbatohet edhe në Facebook, postimet që promovojnë produkte për humbje peshe ose kirurgji kozmetike me stimuj për t’i blerë, do t’i nënshtrohen kufizimeve të moshës, përkatësisht do i ndalojnë përdoruesit nën moshën 18-vjeç të qasen në to.

Për më tepër, postimet për produktet për humbje peshe që bëjnë “oferta të mrekullueshme” dhe janë të lidhura me zbritje do të ndalohen ose hiqen. Emma Collins, menaxherja e politikave publike në Instagram, tha që kompania ka punuar me ekspertë të jashtëm për të bërë ndryshimet e lartcekura.

“Ne dëshirojmë që Instagram të jetë një hapësirë pozitive për të gjithë ata që e përdorin. Kjo politikë është pjesë e punës sonë të vazhdueshme, për të ulur presionin që njerëzit ndonjëherë mund të ndjejnë si rezultat i mediave sociale”, deklaroi ajo. “Ne kemi kërkuar udhëzime nga ekspertë të vendeve të ndryshme, për t’u siguruar që çdo hap kufizues drejt kësaj përmbajtjeje do të ketë një ndikim pozitiv në komunitetin tonë të mbi një miliardë njerëzve në të gjithë botën”, precizoi Collins.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME