Categories Teknologji

Instagram sfidon TikTok, vjen me një risi të re që do t’ju fiksojë të gjithëve

Aplikacioni më i famshëm i momentit TikTok po përballet me një sërë vështirësish për shkak të akuzave se po cënon privatësinë e përdoruesve. Pak ditë më parë, India ndaloi përdorimin e dhjetëra aplikacioneve kineze, mes të cilëve dhe TikTok, për të cilat pretendon se përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e hapësirës kibernetike indiane.

Një gjë të tillë po planifikon ta bëjnë dhe Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, duket se Instagram ka përfituar nga kjo situatë duke krijuar një opsion të ri, të quajtur Reels, që të lejon të bësh video si TikTok, sipas CNN.  Ashtu si aplikacioni kinez, Instagram Reels gjithashtu i lejon përdoruesit të regjistrojnë video të shkurtra dhe t’i modifikojnë me këngë dhe filtra të ndryshme, shkruan abcnews.al.

Instagram nisi testimin e këtij opsioni në Brazil në nëntor, duke u zgjeruar më tej në Gjermani, Francë dhe së fundmi në Indi, megjithatë kompania nuk ka bërë ende publike një datë se kur do të bëhet e mundur përdorimi i kësaj veçorie të re për të gjithë botën. Por Instagram nuk është e vetmja kompani që është fokusuar në krijimin e këtij opsioni, edhe Youtube pritet të lançojë “Shorts”, me karakteristika të ngjashme që iu jep mundësinë përdoruesve të ngarkojnë video të shkurta në platformë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME