Një partner i besueshëm i marketingut të Facebook dhe Instagram Hyp3r ka vjedhur në mënyrë të fshehtë të dhënat e mijëra përdoruesve. Ata kanë siguruar të dhënat personale, vendodhjen dhe detaje të tjera. Pas përhapjes së lajmit Instagram ka shkëputur marrëdhëniet me partnerët dhe do ti çojnë në gjyq.
“Veprimet e HYP3R nuk u sanksionuan, por ata shkelnin politikat tona. Si rezultat, ne i kemi hequr nga platforma jonë. Ne kemi bërë gjithashtu një ndryshim të produktit që duhet të ndihmojë në parandalimin e kompanive të tjera që të marrin të dhënat e vendndodhjes në këtë mënyrë”-ka deklaruar zëdhënsi i Instagram.
