Categories Lajme

Lihet në makinë nga e ëma në mes të diellit ,13 vjeçarja me aftësi të kufizuara

Një vajzë 13 vjeçare me aftësi të kufizuara ka vdekur, pasi është lënë në makinë për 5 orë në mes të diellit në Colleton Country, në Carolinën e Jugut SHBA. Nëna e vajzës 49 vjeç, Rita Pangalangan dhe i dashuri i saj Larry King  41 vjeç, janë akuzuar për vdekjen e vogëlushes. Kanë qenë kamerat e sigurisë dhe rezultatet e autopsisë që kanë konfirmuar shkaqet dhe personat që kishin makinën.

Ngjarja ka ndodhur në 5 gusht rreth orës 11:00 kur e ëma e vajzës bashkë me të dashurin parkuan makinën dhe e lanë 13 vjeçaren brenda në makinë. Sipas asaj që raportojnë hetuesit, Pangalangan dhe King kanë kontrolluar vajzën dy herë nëse ajo ishte mirë. Herën e parë në 12:15, një orë pasi e kishin lënë brenda në makinë dhe herën e dytë vetëm 3 orë më pas. Ata kishin shkuar të merrnin çelësat rezervë e më pas do të ktheheshin. Të dy janë kthyer rreth orës 16:15, kanë hapur makinën, kanë marrë vogëlushen dhe pasi nuk kanë ndjerë frymëmarrjen e saj kanë njoftuar ambulancën. Pasi ka mbërritur ambulanca, mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, sepse vajza kishte vdekur.

Hetuesit kanë raportuar se në një orë në makinën pa ajër të kondicionuar temperatura ka arritur rreth 40-45 gradë, në orën e vdekjes së vajzës ka shkuar nga 88-91 gradë. Temperatura shumë e lartë ka qenë fatale për vajzën. Të mërkurën pas rezultateve të autopsisë Pangalangan dhe King janë arrestuar me akuzën e vrasjes. “Të gjithë  në rrethin shkollor të Colleton County jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e Cristina Pangalangan, një studente e klasës së tetë në shkollën e mesme të Colleton County. Cristina me të vërtetë shijonte duke kaluar kohë me shokët e saj të klasës dhe donte të merrte vëmendjen. Ajo kishte një buzëqeshje për të gjithë të rriturit në shkollë që kanë punuar me të dhe mësuesit e saj e përshkruanin atë si një studente shumë të motivuar. Ajo do të mungojë për të gjithë ata që e njohën “, kanë thënë disa nga shokët e Kristinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME