Categories Kulture

Koha e ‘eksodit’ të shqiptarëve, çfarë ndodhi 28 vite më parë në anijen Vlora

Zbarkimi i gushtit, 20 mijë vetë në një anije. Një tjetër valë emigrantësh në një anije që vinte nga Shqipëria. 28 vite më parë, në brigjet e barit do të zbarkonte anija Vlora, në bordin e të cilës 20 mijë shqiptarë në kërkim të një jete që deri atëherë vetëm e kishin ëndërruar.

Anija ishte nisur nga Durrësi me 20 mijë klandestinë në bord dhe ky, ishte zbarkimi i dytë i madh në Puglia, pas atij të marsit. Shqiptarët u transferuan nga porti në stadiumin Vittoria. Ajo ditë, la të gdhendura në memorien kolektive imazhet e anijes Vlora, të mbushur me mijëra e mijëra persona. Anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar kurs për tu tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për tu ndalur në portin e Puglias.

Tani, në përvjetorin e 28 të zbarkimit të anijes Vlora, do të lëshohet në eter një valë e madhe radiotelegrafike, që mban një mesazh në kodin mors. Fraza është ajo e shqiptuar nga kryebashkiaku i atëhershëm, Enrico Dalfino. “Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund ti kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre”. Në bregun përtej Adriatikut, kjo ditë do të shënohet madje edhe me një seri aktivitetesh, dedikuar humanizmit të treguar nga banorët e barit me rastin e zbarkimit të anijes Vlora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME